“Dallon mjekra prej leshit!
Të dashur miq,
Mjekër kanë mbajtur edhe Skënderbeu, Ali Pashë Tepelena, Naim e Abdyl Frashëri, Çerçiz Topulli e Mihal Grameno, Mulla Idriz Gjilani e Memet Gegë Tetova, Papa Kristo Negovani e Fan Noli dhe mijëra e mijëra atdhetarë të shquar deri te Komandanti Legjendar, Adem Jashari!
Ata, që për pikëpamje ideologjike apo religjioze, të huaja për interesat tona kombëtare, e mbulojnë fytyrën me lesh, ata jo vetëm që nuk kanë asgjë të përbashkët me veprat e atdhetarëve tanë, por, as me mjekrat e tyre!
Prandaj, të mos e ngatërrojmë mjekrën me lesh!
Me respekt
Bardhyli”, ka shkruar ai.