Sipas portalit pro qeveritar “Skopje info” që shërben edhe si portal i Qytetit të Shkupit, pas Kryqit gjigant që filloi të vendoset sot në Butel, brenda vitit edhe dy kryqa të ngjajshëm do të vendosen në dy hyrjet tjera të Shkupit, në Gjorçe Petrov dhe në Katllanovë, raporton Fakte.
Projektues dhe finansues paraqitet “Kongresi Botëror Maqedonas” i Todor Petrovit, pas të cilit qëndron partneri i BDI-së, VMRO DPMNE. Më këtë Shkupi përveç Kryqit me 80 metra lartësi në Vodno, do të ketë 4 kryqa gjigant me nga 55 metra, një në qendër në lagjen Aerodrom, dhe tre tjerë nga të tre hyrjet në qytet lindje, perendim dhe veri.
Me këtë, Shkupi do të jetë qyteti i vetëm në botë me kaq shumë Kryqa gjigant dhe kisha./FAKTE.Net