Skandal: Foshnja nxirret në shitje tek Ebay: Kushton 5 mijë euro

“Fëmija 40 ditëshe, me emrin Maria… në shitje”, është njoftimi shqetësues që u shfaq të martën në mëngjes në eBay dhe që u zhduk pas gjysmë ore falë ndërhyrjes së punonjësve të agjencisë dhe autoriteteve kompetente. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Duisburg të Gjermanisë.

Lajmi u bë i njohur nga agjencia gjermane e DPA-së. Njoftimi shoqërohej nga një vajzë e veshur me rozë. Kushtonte 5 mijë euro. Prindërit, 28 dhe 20 vjeç, fillimisht u lokalizuan, arrestuan dhe më pas u lanë të lirë sepse hetimet zbuluan se njoftimi mund të jetë bërë në një nga anëtarët e tjerë të familjes.

Për momentin fëmija i është besuar shërbimit sociale. Hetimet po vijojnë për të zbuluar se kush e bëri një postim të tillë. Ndërkaq, policia në Duisburg, ka hapur një hetim për trafikim të mundshëm të qenieve njerëzore.

Artikulli paraprakPse është e rëndësishme të kemi hobi
Artikulli vijuesPër nëntë muaj kosovarët ‘dogjën’ 170 milionë euro