Skandal në Londër: Krerët policorë hetohen për korrupsion dhe abuzim seksual me fëmijë

Komisioni i Pavarur Policor për ankesa në Londër ka iniciuar tri hetime të rëndësishme ndaj Shërbimit Policor Metropolitan në lidhje me marrje të mitos dhe abuzimit seksual më fëmijë nga zyrtarë të këtij institucioni.

Periudha që po hetohet nga ky komision është ajo brenda viteve 1970-2000, bazuar mbi raportet që Komisioni ka publikuar, transmeton Ind.
Numri i rasteve që po hetohen është 17 gjithsej.
Policia metropolitane po përballet me akuzat se ka mbuluar krime dhe abuzime seksuale të zyrtarëve të lartë në politikë, ku janë përfshirë deputetë dhe oficerë policie gjatë përgjatë kohës që Komisioni po bënë hetimet.
Policia e Mbretërisë së Bashkuar është diskredituar në masë të madhe me mbulimet flagrante që zyrtarë të saj kanë bërë mbi abuzimet seksuale me fëmijë nga zyrtarë të lartë shtetërorë.
Ndërkaq, në anën tjetër, disa oficerë policie në Yorkshire janë nën hetime për skandalin e Rotherdamit, ku disa fëmijë ishin shfrytëzuar seksualisht përgjatë viteve 2004-2006. /Ind/
Artikulli paraprakRegjimi i Asadit bombardon një xhami në Damask, të paktën 15 të vrarë
Artikulli vijuesJanë kthyer 2700 emigrantë