Skandal: Organizata “Shqiptari” nga Prishtina: Kërkojmë dënimin publik për pantallona-shkurtrit, mjekroshët dhe femrat me ferexhe!

12:51 / E premte, 19 Gusht 2016

“Ftojmë të gjithë atdhedashësit, të gjithë ata që janë krenarë me emrin e tyre shqiptar dhe me historinë tonë të lavdishme, të gjithë ata që kanë simbol krenarie heronjtë tanë, Skënderbeun, Nënë Terezën dhe Adem Jasharin e të tjerët, që të rebelohen ndaj këtyre dukurive që po importohen në vendin tonë dhe të përgjigjen me largimin dhe shkatërrimin e tyre”.

InfoPress / Nehat SHAQIRI

Organizata për Mbrojtjen e Integriteti dhe Dinjitetit Kombëtar “Shqiptari”, në një deklaratë kanë bërë ftesë për rebelim ndaj importimit, siç e quajnë ata të antivlerave në trojet shqiptare.

“Ftojmë të gjithë atdhedashësit, të gjithë ata që janë krenarë me emrin e tyre shqiptar dhe me historinë tonë të lavdishme, të gjithë ata që kanë simbol krenarie heronjtë tanë, Skënderbeun, Nënë Terezën dhe Adem Jasharin e të tjerët, që të rebelohen ndaj këtyre dukurive që po importohen në vendin tonë dhe të përgjigjen me largimin dhe shkatërrimin e tyre”, thuhet në këtë deklaratë, të siguruar nga Gazeta InfoPress.

Mes tjerash në këtë deklaratë kërkohet që të poshtërohen publikisht ata që veshin pantallona të shkurtër, mjekroshët dhe ato që bartin ferexhe.

Krejt në fund të kësaj deklarate, kërkohet që çdo shqiptarë që flet shqip dhe që e ndien veten krenar sipas tyre, duhet t’i përgjigjen kësaj ftese pa ngurrim.

Më poshtë, deklarata e plotë e siguruar nga Gazeta InfoPress:

/Gazeta InfoPress

Artikulli paraprakMelaika, “engjëlli” i Alepos: devotshmëria e një infermiereje për fëmijët nën tmerrin e një lufte
Artikulli vijuesBubullima!! (Murmurima)