Parisi: Organizimi i ndërhyrjes ushtarake në Siri është i komplikuar

Ndërhyrja ushtarake e përgatitur nga perëndimorët ndaj të ashtuquajturit sulm me armë kimike, që besohet të jetë kryer nga forcat lealiste të regjimit të Bashar al-Assadit është “i komplikuar për t’u organizuar”, u shpreh sot zëdhënësja e qeverisë franceze.
“Duhet që komuniteti ndërkombëtar të gjejë një përgjigje të përshtatshme për situatën”, deklaroi për rrjetin televiziv vendas “France 2” Najat Vallaud-Belkacem.

“Por është “i komplikuar për t’u organizuar”, theksoi ajo.

“Është i komplikuar sepse duhet marrë mbështetja e disa aleatëve, disa partnerëve, që po përpiqemi të gjejmë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, por ka vende të tilla si Kina dhe Rusia, që paraqesin një numër të konsiderueshëm vështirësish”, shtoi ajo./trt/kohaislame

Artikulli paraprakSiri – 5 Strategjitë e sulmeve ushtarake mbi regjimin
Artikulli vijuesKinë: Policia vret 22 muslimanë ujgur