Skandal seksual që tronditi Amerikën, Bill Clinton fëmijë me një prostitutë?

Sipas revistës amerikane “Globe” ish zonja e parë ka bërë lifting në fytyrë dhe po planifikon ti kërkoj divorc bashkëshortit Bill Clinton.

Sipas të njëjtave burime një nga arsyet që e kanë shtyrë Hillary që të kërkoj shkurorëzim është refuzimi i Bill Clinton për të kryer testin e AND-së për të vërtetuar nëse ai është babai i fëmijës së një prostitute.

Raportet e fundit pohojnë se Hillary ka fshehur një seri skandalesh shokuese seksuale gjatë kohës sa ishte Sekretare e Shtetit.

Por duket se me gjithë problemet e tilla ajo frikësohet se publikimi i gjithë këtyre skandaleve do të mund ti kushtonte me humbjen e zgjedhjeve të vitit 2016.

“Ankthi dhe stresi e kanë sëmurë seriozisht Hillary dhe madje e kanë vënë në rrezik jetën e saj. Ajo mbushë 66 vjet këtë vit. Tani ajo është ngatërruar me Departamentin e Shtetit rreth skandaleve seksuale që do të mund ta rikthenin atë në spital dhe të shkatërronin të ardhmen e saj politike”, ka thënë një burim i afërt me të.
Clinton para disa viteve ia fali tradhtinë burrit të saj me Monica Levinskin. /Portalb/kohaislame

Artikulli paraprakDisa prej arsyeve përse u ndërmorr largimi i Mursi-t
Artikulli vijuesHakerët turq në ndihmë të Morsit, sulmojnë faqet e Ushtrisë së Egjiptit