Gjykata ndërkombëtare për krime për ish Jugosllavin në Hagë ka vendosur që ish presidenti tashmë i vdekur i Serbisë, Slobodan Millosheviç nuk ishte përgjegjës për krimet që u kryen gjatë viteve 1992-95 në luftën e Bosnjës, shkruajnë mediet ndërkombëtare
Në një vendim të papritur, trupi gjykues që dënoi Radovan Karagjiqin për krime lufte me 40 vite burgim, në mënyrë unanime ka ardhur në përfundim se Slobodan Millosheviçi nuk ishte pjesë e “grupit kriminal” që vrau myslimanët dhe kroatët në Bosnje
Sipas trupit gjykues nuk ka prova të mjaftueshme që tregojnë se Slobodan Millosheviçi ishte pajtuar me planin e Karagjiqit për të spastruar Bosnjën nga myslimanët dhe kroatët