Skandaloze: Zyrtar i komunës së Gazi Babës zihet me diplomë falsë, magjistron në vitin 2014, diplomon sivjet

Portali maqedonas “Centarnews” shkruan se një zyrtar në Komunën e Gazi Babës është zënë me diplomë fals. Sipas këtij portali, bëhet fjalë për Blagoja Kçev, i punësuar në departamentin për punë komunale më shumë se 20 vite. Gjatë kontrollimit të dosjes së tij në vitin 2012 është konstatuar se diploma për kryerjen e fakultetit është e falsifikuar.

Për rastin janë informuar edhe zyrtarët e MPB të cilët kanë kryer kontroll dhe kanë konstatuar pa rregullsi në dokumente, por me urdhër të kryetarit të komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, një miku të tij të afërt dhe Koce Trajanovski, MPB nuk ka ndërmarr asnjë veprim rreth kësaj vepre penale.

Rasti ka shkuar deri aty që as kryetari i komunës Trajkovski nuk e ka larguar nga vendi i punës dhe e ka lejuar që të dal nga puna dhe t`i regjistroje studimet master në Universitetin e Shtipit në një afat rekord.

Kçev magjistrin në vitin 2014 në temën :” Deformimet plastike të konstruksioneve fleksibile të hapësirave me një regjim të veçantë në trafikun e qytetit të Shkupit”,ndërsa dëshmi për këtë është edhe njoftimi nga ana e Universitetit të Shtipit “Goce Dellcev”.

http://eprints.ugd.edu.mk/13257/

Kjo e dhënë është tërësisht kontradiktore duke pasur parasysh faktin se në vitin 2015 Kçev diplomohet.

Artikulli paraprakPër shkak të jo profesionalizmit, vdes një grua në Tetovë pas lindjes, mjeku është suspenduar
Artikulli vijuesKomuna e Studeniçanit binjakëzohet me komunën Altinova nga Turqia