Skoci: Për shkak të muslimanëve, Trump humbë titullin ‘doktor nderi”

Univerziteti skocez “Robert Gorbon” nga Aberdeeni, ka njoftuar sot se do të tërheq titullin “doktor nderi” që ia kanë ndarë Donald Trumpit, duke i vlerësuar deklaratat e tij në lidhje me muslimanët si të papërshtatura më vlerat që ka vetë univerziteti, bën të ditur portali klix.ba

“Në kuadër të kampanjës presidenciale, Trump, disa herë ka dhënë deklarata të tilla të cilat aspak nuk janë të përshtatshme me shpirtin dhe vlerat e univërzitetit”, janë shprehur zyrtarë nga univerziteti në fjalë.

“Si pasojë e kësaj, univërziteti ynë, ka vendosur që t’ia marrë titullin “doktor nderi”, kanë shtuar më tej nga univerziteti skocezë.

Trumpi, i cili në Skoci ka dy fusha golfi dhe se nëna e tij ka qenë skoceze, në vitin 2010, nga univerziteti në fjalë u nderua me titullin doktor nderi.

Nga ana tjetër, 240.000 nënshkrime janë tubuar në Britani të Madhe, dhe kërkojnë që atij t’i ndalohet hyrja në këtë shtet.  Njerëzit janë të pakënaqur me deklaratat e tij kundër muslimanëve. Madje, ka zëra se ai mund të përjashtohet si kandidat i republikanëve dhe të vazhdojë fushatën si kandidat i pavarur, njofton gazeta zvicerane “20 minute”.

(Islampress)

Artikulli paraprakAhmed Davutogllu: Rusia po bënë spastrim etnik në Siri
Artikulli vijuesGjëja e vetme që kemi në zemrat tona është dashuria për njëri tjetrin