Ushtarët izraelitë vrasin dy palestinezë të rinj në Jerusalem

Në përleshjen mes ushtarëve izraelitë dhe palestinezëve që pasuan gjatë bastisjes së ushtarëve izraelitë në kampin e refugjatëve Kalendiya në veri të Jerusalemit u vranë dy palestinezë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën me shkrim të Ministrisë së Shëndetësisë së Palestinës thuhet se në bastisjen dhe kërkimet e ushtarëve izraelitë që u kryen në kampin e refugjatëve në Kalendiya, 2 palestinezë janë vrarë nga ana e ushtarëve izraelitë.

Në njoftim më tej thuhet se 4 persona të cilët u plagosën gjatë përleshjeve mes ushtarëve izraelitë dhe palestinezëve të rinj janë dërguar në Kompleksin Mjekësorë të Palestinës në Ramallah.

Ndërsa në shkrimin e gazetës izraelite Haaretz e bazuar në ushtrinë, u tha se “dy palestinezë të rinj që tentuan rrëmbimin e ushtarëve izraelitë në kampin e refugjatëve Kalendiya janë vrarë nga ana e ushtarëve”.

Sipas këtij shkrimi në përleshjet mes ushtarëve dhe palestinezëve që ndodhën pas vrasjes së palestinezëve janë plagosur 3 ushtarë.

Nga Shoqëria Gjysëmhëna e Kuqe e Palestinës deklaruan se ekipi i tyre ka bërë intervenime mjekësore në kampet e refugjatëve Kalendiya dhe Ed-Dehishe ndaj 10 të plagosurve prej të cilëve 3 kanë qenë të plagosur me plumba të vërtetë dhe 7 me plumba gome.

Ndërsa 54 njerëz janë prekur nga gazi lotsjellës të cilin e përdorën ushtarët izraelitë.

Artikulli paraprakKoreja e Veriut dënon me burgim të përjetshëm pastorin
Artikulli vijuesRasti MONSTRA përfundimisht në duart e Janevës