Projekti i ngjashëm më atë të ish- gjeneralit Wesley Cark për Kosovën, që parasheh gazifikimin nëntokësor të qymyrit, nuk është lejuar të zhvillohet në Skoci.
Qeveria Skoceze nuk do të mbështesë këtë projekt pas publikimit të një raporti të pavarur që nxjerr në pah shqetësime serioze mjedisore, shkruan Gazeta Fjala.
Profesori Campbell Gemmell nga Universitetit i Glasgoë që kishte për detyrë të shqyrtoi ndikimin e insdustrisë UCG që përfshinë gazifikimin nëntokësor, ka rekomanduar ndalimin e këtij projekti për shkak se industria UCG që ka një histori të incidenteve të ndotjes dhe mungesës së kontrollit.
Përveç kësaj ai ka gjetur se UCG nuk ka metodë për tu përballur me emetimin e gazrave serë dhe kapjen e karbonit, Shkruan Gazeta Fjala.
“Pas shqyrtimit të raportit në detaje, pikëpamja e Qeverisë skocez është se UCG paraqet rreziqe të shumta dhe serioze mjedisore dhe mbi këtë bazë, Qeveria Skoceze nuk mund të mbështes këtë teknologji. Prandaj, UCG nuk do të ketë vend në përzierje të energjisë të Skocisë në këtë kohë”, ka thënë ministri i Qeverisë së Skocis për Biznes, inovacion dhe energji, Paul Wheelhouse.
Ai i ka shkruar Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, duke kërkuar që ajo të mos lëshoj asnjë licencë tjetër për UCG në Skoci dhe që licencat ekzistuese të shfuqizohen.