Katër policë të dyshuar për vjedhjen e arit

Katër pjesëtarë të Policisë që dyshohen se janë të përfshirë në këtë hajni profesionale, pritet të bien në “grepin” e Inspektoratit Policor të Kosovës, i cili po i zhvillon hetimet rreth skandalit të fundit të ndodhur në dhomën e dëshmive në Stacionin Policor të Pejës, ku u vodhën 25.3 kilogramë ari.

IPK pritet që brenda dhjetë ditësh t’i përfundojë të gjitha hetimet lidhur me vjedhjen e arit në dhomën më të “hekurt” të policisë në rajonin e Pejës, kanë thënë zyrtarë të Inspektoratit, shkuan “Zëri”.
Sipas tyre të gjitha hetimet e zhvilluara deri më tani çojnë se në këtë rast dyshohet se janë të përfshirë edhe 3-4 zyrtarë tjerë të policisë, përveç atyre që tashmë gjenden në arrest shtëpiak./Indeksonline/kohaislame

Artikulli paraprakMujë Rugovës do t’i ndërpritet mandati pa shkarkim
Artikulli vijuesGoogle ruan gjuhët në zhdukje