Smailoviq: Hekurudha po bënë padrejtësi refugjatëve me çmimin e biletave

Sipas Mersiha Smailoviq nga organizata jo qeveritare “Legis” transporti i refugjatëve në mëngjes po rrjedh në mënyrë intensive, me autobus dhe taksi, por edhe me tren.

Deri me 20 gusht çmimi i transportit me tren nga Gjevgjelia për në Tabanoc kushtonte 350 denar, ndërsa tani është 25 euro ose 1500 denar. Rritje të çmimit të biletës ka edhe tek linja e taksive dhe autobusëve.

“ Bileta është më shtrenjtë për 300 përqind në krahasim me atë që e paguan popullata lokale. Bileta e trenit  kushton 25 euro, ndërsa për qytetarët maqedonas është 350 denar”, deklaroi Mersiha Smailoviq, transmeton zhurnal.mk

Sipas informacioneve të organizatave jo qeveritare nga transporti i refugjatëve përfitojnë edhe transportuesit tjerë.

“ Paguajnë edhe kah 100 euro deri në Tabanoc, ndërsa dje disa refugjat më përmendën se kanë paguar kah 50 euro për taksi”, deklaroi Smailoviq.

Raporti ndaj refugjatëve të cilët në Maqedoni futen nga Greqia dhe kërkojnë shpëtim në vendet perëndimore shqetëson edhe në aspektin e kushteve në kamp, theksoi Mersiha Smailoviq nga “Legis”.

“ Në dy ditët e fundit është lëshuar uji. Flenë në tokë, ndërsa toka është prej dheu”, deklaroi Smailoviq,

Artikulli paraprakQSA shpallë projektin “Shporta e Kurban Bajramit 2015“
Artikulli vijuesVIDEO: Ambasadorët apeluan në tretman adekuat ndaj refugjatëve