Socialistët fitojnë zgjedhjet parlamentare në Francë

Rezultatet preliminare në Francë tregojnë se socialistët kanë fituar shumicën në raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare.

Rrjedhimisht, ata do të udhëheqin me Asamblenë Kombëtare, ndërkohë që kanë shumicën edhe në Senat dhe shumë qeveri lokale.
Po ashtu, socialisti Fransua Holland është bërë së fundmi president i Francës, raporton rel.
Rezultatet fillestare tregojnë se udhëheqësja e ekstremit të djathtë, Marinë Le Pen, ka humbur përpjekjen e saj për të fituar ulëse në parlament.
Le Pen ka thënë se do të kërkojë rinumërimin e votave.
Rrethi i parë i zgjedhjeve parlamentare në Francë është mbajtur më 10 qershor./Indeksonline/kohaislame

Artikulli paraprakPër “Këndin e librit” në kryeqytet do të vendosen kritere
Artikulli vijuesFacebook kërkon numrin tuaj të telefonit për arsye sigurie