Sony zyrtarisht ka hedhur në treg orën e “smart” të dorës e cila do t’u mundësojë përdoruesve komunikim me telefona mobilë të bazuar në Android.
Sony SmartWatch u mundëson shfrytëzuesve shikimin e të rejave nga rrjetet shoqërore dhe porositë tekstuale, si dhe manipulimin me muzikën dhe thirrjet direkt nga ora. SmartWatch lidhet me telefonin mobil përmes Bluetooth për të mundësuar komunikim dhe manipulim me funksionet e telefonit mobil.
Ora është e pajisur me ekran LED të ndjeshëm në prekje (touchscreen) me diagonale prej 1,3” ndërsa ora standard është e pajisur me rrip gome të zi, por ka edhe me ngjyra tjera, përfshirë edhe të bardhën, rozë dhe të kaltër.
Për të paralajmëruar përdoruesit për thirrjet ose ndonjë gjë tjetër, ora dridhet, ndërsa një mbushje e baterisë do të duhej të mundësojë katër ditë punë.
Theksohet po ashtu se ora është rezistente ndaj pluhurit dhe lagështisë. SmartWatch në SHBA do të kushtojë 150 dollarë.
You Might also Like
Microsoft arnon vrimën në Hotmail
Microsoft ka arnuar një vrimë në sistemin për ndryshim të fjalëkalimeve në Hotmail që ua…
By
Redaksia
1 Min Read
Synimet të larta të Twitterit
Nënpresidenti i Twitterit për produkte Satya Patel zbuloi synimet afariste që dëshiron të përmbush kompania…
By
Redaksia
1 Min Read
Firefox tani me lexues të vetin të PDF-ve
Nëse nuk keni dëshirë që të përdorni shumë shtojca në shfletues të uebit, ju me…
By
Redaksia
2 Min Read
Gmail shërbimi email më i madhi në botë
Google njoftoi sot se shërbimi i vet i emailit Gmail është më i madhi në…
By
Redaksia
1 Min Read
Toshiba nxjerr tabletin U925t me CPU Intel Core i5
IFA Berlin është në aktivitet të plotë dhe po shohim tashmë daljen e njoftimeve për…
By
Redaksia
2 Min Read
Defenderi i ri me motor 525 kuajfuqish
Land Rover Defender 110 ka një origjinë modeste, një model i dizajnuar për të shërbyer…
By
Redaksia
1 Min Read
