Në Boston pritet të fillojë sot gjyqi ndaj,Dzhokhar Tsarnaev, i akuzuar për sulmet me bomba në Maratonën e 15 prillit 2013.
Sulmi ndodhi në kohën kur atletët po i afroheshin finishit. Dy bomba artizanale shpërthyen në vende të ndryshme përgjatë Maratonës, duke vrarë 3 persona dhe duke plagosur 260 të tjerë. Tsarnaev akuzohet edhe për vrasjen e një polici tre ditë më vonë gjatë operacionit për arrestimin e tij.
Më 3 janar, gjykata e ka hedhur poshtë kërkesën e avokatit të Tsarnaev, për shtyrje të gjykimit si dhe për zhvendojse të proçesit gjyqësor në një gjykatë tjetër.
Tsarnaev, një qytetar amerikan me prejardhje nga republika ruse e Kaukazit Verior, i ka mohuar akuzat për vrasjen e 3 personave dhe plagosjen e 260 të tjerëve. Nëse shpallet fajtor, ai rrezikon dënimin me vdekje.
Prokurorët thonë se Tsarnaev, tashmë 21 vjeçar dhe vëllai i tij, Tamerlan, organizuan sulmet gjatë Maratonës së Bostonit. Tamerlan Tsarnaev mbeti i vrarë vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.
Edhe ky rast ka në vete shumë enigma dhe koncipracione, që të bëjnë të dyshimtë nëse ishin ata dy vëllezërit që e bënë apo një komplot i mirë menduar?
Në rrugët e Bostonit banorët thonë se gjyqi do të jetë një moment i vështirë për të gjithë, sidomos për familjarët e viktimave dhe për të plagosurit.