"Spahia" mbërrin në Amsterdam

Incidenti mes zëvendësministrit shqiptar te Mbrojtjes, Ekrem Spahiu dhe ambasadori holandez në Shqipëri, Van Den Dol për homoseksualitetin, ka qene teme dite në Parlamentin e Holandës.

Deputetët e Partisë Liberaldemokrate D66 kanë kërkuar shpjegime dhe sqarime nga ministri i Jashtëm Uri Rosenthal, pasi Spahia kërkoi që Van Den Dol të shpallej person “non grata”.
Zëvendëministri i Mbrojtjes së Shqipërisë dhe kreu i PLL-së, Spahia i konsideroi fyese ndaj tij etiketimet që kishte bërë diplomati holandez në një emision televiziv, ndaj kërkoi dëbimin e tij nga Shqipëria, për shkak se kishte fyer një zyrtar të qeverisë shqiptare.
Polemikat kishin në themel qëndrimet e kundërta të dy zyrtarëve lidhur me homoseksualitetin, pasi ambasadori holandez ishte angazhuar publikisht në mbarëvajtjen e një manifestimi organizuar nga LGTB në Tiranë.
Ambasadori holandez ne Tirane u shpreh i habitur nga deklarata e Spahisë dhe tha se kishte mbeshtetjen e kryeministrit shqiptar Sali Berisha, i cili e kishte cilesuar totalisht të papranueshme deklaratën zëvendësministrit të Mbrojtjes.
“Mua më ka ardhur keq dhe ende më vjen keq që duke folur për vlerat e evropiane të përbashkëta unë paskam ofenduar zotërinë në fjalë. Dua të them se kam ndjerë mbështetjen nga deklarata e djeshme e kryeministrit Berisha në lidhje me këtë çështje. Gjej rastin ta falenderoj atë publikisht”, tha të enjten ambasadori holandez.
Edhe kreu i komisionit të BE-së në Tiranë, Ettore Sequi përmes një deklarate shprehu salidaritetin per kolegun holandez dhe cilesoi vajtuese dhe te papranueshme thirrjen për ta shpallur atë ‘non grata’.Megjithatë polemika ka kaluar kufijtë duke mbërritur deri në Holandë, ku deputetët e Parlamentit kërkuan shpjegime mbi pozicionin e ambasadorit./BS/kohaislame

Artikulli paraprakHollande: Afganistanin do ta lëmë brenda vitit
Artikulli vijuesSkandal në Aeroportin e Beogradit, policia serbe ‘anulon’ vulat e Kosovës