Spanja tronditet nga një aksident të rëndë hekurudhor, viktima në njerëz

Spanja është shokuar nga një aksident të rëndë hekurudhor.

Aksidenti ndodhi kur treni me më shumë se 218 pasagjerë, që ishte duke udhëtuar nga Madridi për në El Ferrol, doli nga shinat disa kilometra para se të mbërrinte në stacionin Santiago de Compostela treni doli nga shinat duke shkaktuar shumë të vdekur dhe të plagosur.

Fotografitë nga vendi i aksidentit bëjnë të qarta përmasat e tij.

Autoriteteve iu duhej të korrigjonin vazhdimisht numrin e të vdekurve, duke e rritur atë. Sipas qeverisë së krahinës autonome të Galicias të paktën 78 njerëz kanë humbur jetën, më shumë se 140 vetë janë plagosur.

Shkaku i aksidentit është ende i paqartë. Në disa njoftime thuhet se treni mund të ketë shtuar shpejtësinë në një kthesë. Kompania spanjolle e hekurudhave Renfe e quajti këtë deklaratë “shumë të rrezikshme”.

Santiago de Compostela është kryeqyteti i rajonit autonom të Galicias dhe një qendër e rëndësishme pelegrinazhi. Të enjten atje do të zhvillohej një festë për nder të shenjtorit mbrojtës të rajonit, Shën Jakobit. Autoritetet i anuluan festimet e planifikuara për shkak të aksidentit.

Ndërkohë Mbreti Juan Carlos i Spanjës dhe princi trashëgimtar, Felipe pezulluan sot aktivitetet e tyre zyrtare pas aksidentit hekurudhor që shkaktoi 78 të vdekur në Galicia, duke shpallur shtatë ditë zi.

“Mbreti dhe princi do të pezullojnë aktivitetet e tyre në shenjë zie”, deklaroi zëdhënësi i pallatit mbretëror.

Ndërkohë, presidenti i rajonit të Galicias, Alberto Nunjez Feijo u shpreh se kjo ishte periudha e zisë më domethënëse në historinë e rajonit. /trt/kohaislame

Artikulli paraprakTunizi – Persona të panjohur vrasin Kryetarin e një partie të opozitës
Artikulli vijuesRusi, arrestohen 6 aktivistë 'gay'