Policia Kombëtare në Madrid e ka arrestuar një shqiptar nga Kosova, pasi ai u paraqit vullnetarisht në Stacionin e Policisë, duke pranuar vrasjen e gruas së tij, raporton “Interaktiv” në KTV.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Hortaleza të kryeqytetit spanjoll dhe është rasti i parë i vrasjes me motive gjinore në këtë shtet, për këtë vit.Qytetari kosovar i tha policisë se besonte që i kishte bërë diçka të keqe gruas së tij.
Viktima 43-vjeçare dhe shtetase rumune u gjet e vdekur në apartamentin e çiftit.
Hetimet e para tregojnë se bashkëshorti kosovar e kishte mbytur, duke i shkaktuar në këtë mënyrë vdekjen. Policia në Madrid tha se nuk kishte një urdhër ndalimi për burrin, edhe pse ndaj tij kishte një ankesë para disa vjetësh.