Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shprehet se partia e tij nuk do të votojë ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë martesave të së njëjtës gjini.
Mësohet se ai i ka kthyer përgjigje Fisnik Krujës, kryetar i Forumit Mysliman të Shqipërisë, që kishte kërkuar një përgjigje në lidhje me pozicionin e PD ndaj kësaj nisme.
“Pozicioni zyrtar i PD është përcaktuar qartësisht kundër këtij ndryshimi,” shprehet Basha.
Ndërkohë Komuniteti Mysliman bëri dje një deklaratë që kundërshtonte ndryshimin Kushtetues që u hap rrugë martesave mes homoseksualëve.
Në deklaratën zyrtare, KMSH thotë se nuk duhet t’i hapet rrugë nismave të tilla, që cenojnë familjen.
“Ne kërkojmë që të mos iu hapet rrugë iniciativave të tilla që bien ndesh me thelbin e jetës dhe natyrshmërinë e njeriut”, thuhet në deklaratën e Komunitetit Mysliman.
“Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje dhe me shqetësim të madh idenë e ndryshimeve kushtetuese që cenojnë Kodin e Familjes. Ky shqetësim dhe thirrje e jona si Komunitet Mysliman, si besimtarë dhe si qytetarë të këtij vendi, synon vetëm se ruajtjen dhe mbrojtjen e vlerave tona besimore, tradicionale e kombëtare”, shkruhet më tej në deklaratë.
Vendi prej ditësh është përfshirë në debat mbi një prej ndryshimeve kushtetuese të propozuara edhe në saje të Reformës në Drejtësi.
Neni i antidiskriminimit duket se krijon mundësinë që pjesë të Kodit të Familjes të ndryshohen dhe lejojnë martesat edhe mes çifteve homoseksuale.
Më herët ishte Kisha Katolike që doli kundër këtij ndryshimi.
“…Asnjë bashkim i paplotë apo i mbyllur ndaj vazhdimësisë së jetës nuk mund të na sigurojë të ardhmen e shoqërisë”, u tha në një deklaratë të kishës, e cila ndërkohë vuri në dukje se ishte pro mbrojtjes nga diskriminimi.
You Might also Like
Ia dalin: Babai dhe fëmija që u penguan nga kameramania arrijnë në Gjermani
Pas një udhëtimi prej 12 ditësh, Osama Abdul Mohsen deh djali i tij Zaid, viktima…
By
Redaksia
1 Min Read
SHBA, ngritet padi ndaj Fetullah Gulenit për shkelje të të drejtave të njeriut
Udhëheqësi i ndërmarrjes ndërkombëtare të avokatisë Amsterdam & Partners, Robert Amsterdam deklaroi dje se lëvizja…
By
Redaksia
2 Min Read
Kryetari i Shtimes i shpenzoj 1.500 euro telefon, ndersa veturat “djegin” 10 mijë euro naftë në muaj!
Kryetari i Komunës së Shtimës, Naim Ismajli e ka shpenzuar paranë publike siç ka dashur…
By
Redaksia
1 Min Read
Serbët e Leposaviqit në protestë
Serbët nga Leposaviqi, për sot kanë paralajmëruar protestë në vendkalimin kufitar në Jarinjë, ku sipas…
By
Redaksia
1 Min Read
Myftiu i Shanxhakut shokon Serbinë: Nikola Tesla ishte mysliman
Myftiu i Sanxhaku, Muamer Zurkoliq e ka shokuar opinion serb sot. Ai në Rozhajë të…
By
Redaksia
1 Min Read
Gjermani: muslimanët përballen me ndalim, pas përleshjes me të djathtët dhe policinë
Gjermania është duke konsideruar një ndalim ligjor për grupet konservatore muslimane Selefiste, ka thënë ministri…
By
Redaksia
1 Min Read
