Spanjë, në aksidentin rrugor jetën e humbën 13 studente, 50 persona u plagosën

Ministri i Brendshëm Jorge Fernandez Diaz dhe kreu i qeverisë katalunjase Carles Puigdemont në një deklaratë për media thanë se të gjitha viktimat ishin femra

 

 

MADRID (AA) – Autoritetet zyrtare të Spanjës kanë thënë në aksidentin e mëngjesit të sotëm në Tarragona, në lindje të vendit, jetën humbën 13 e jo 14 persona siç u njoftua më parë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Brendshëm Jorge Fernandez Diaz dhe kreu i qeverisë katalunjase Carles Puigdemont në një deklaratë për media thanë se të gjitha viktimat ishin femra.

Nga zyra katalunjase e shërbimeve mjekësore emergjente për mediat spanjolle, njoftohet se në autobus ndodheshin studentë nga 19 vende që morën pjesë në programin e shkëmbimit të studentëve “Erasmus”.

Artikulli paraprakMinistri belg: Abdeslam ka planifikuar sulme të reja nga Brukseli
Artikulli vijuesVIDEO – Nëse dikush të thotë: Ke edhe 5 ditë jetë