Specialja në riprocedim

Presioni i madh ndërkombëtar do të mbështesë për “muri” Qeverinë e Kosovës, e cila do të jetë e detyruar që brenda pak ditësh, me disa ndryshime “kozmetike”, t’i riprocedojë ndryshimet kushtetuese për Gjykatën Speciale. 
 
Por jo vetëm ekzekutivi i vendit, i cili tashmë gjendet përballë presionit të madh ndërkombëtar, edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës do t’i nënshtrohen presioneve gjatë ditëve në vijim për ta aprovuar Gjykatën Speciale dhe duke mos lejuar që KS i OKB-së të krijojë Tribunal për Kosovën. 
 
Qeveria e Kosovës tashmë ka paralajmëruar riprocedimin për në Kuvend të Amendamentit 24, që dërgon në ndryshimet e nevojshme kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale./zeri/.kohaislame
Artikulli paraprakJu faleminderit o ju të nderuar ju që na mësoni fëmijët – Shoqata NUN shtroi iftar për 600 punëtor të arsimit!
Artikulli vijuesStudimi: Meshkujt dhe femrat nuk ndjejnë dhimbje në mënyrë të barabartë