Spekulon gazetarja maqedonase: Butelin e ndezën shqiptarë nga Kosova!

Jordanka Ivanovska – Joci, gazetare maqedonase, ka spekuluar në lidhje me ngjarjet e mbrëmshme në Butel, ku u demolua bazamenti i kryqit që duhet të ndërtohet në këtë Komunë.
Ajo ka spekuluar dhe ka përhapur gënjeshtra, sipas të cilave shqiptarët e Kosovës kanë ardhur për tëkrijuar incidente dhe për të djegur e rrënuar gjithçka që gejnë para vetes.
Ajo mendon se janë vendosur 30-40 tenda në Butel, ndërkaq policia nuk ka intervenuar ndaj protestuesve me qëllim që konflikti të mos marrë përmasa të jashtëzakonshme. Sipas këtij postimi, po shihet qartë tendenca e gazetarës maqedonase, e cila pa asnjë dëshmi spekulon opinionin në Maqedoni me qëllim që të shkaktojë revoltë te pala maqedonase kundër shqiptarëve. Postimi i saj nuk bazohet në asnjë argument, pasi protestat e mbrëmshme ishin të qeta dhe nuk kishte incidente ndërmjet qytetarëve të të dyja komuniteteve.
Gjatë natës protestuesit qëndruan në vendin ku ishte paraparë që të vendoset Kryqi gjigant, dhe nuk është demoluar asgjë përveç se është shkulur postamenti i Kryqit. Incidentet tjera mes maqedonasve dhe shqiptarëve nuk ka pasur, nuk ka pasur as kosovarë të cilët kinse sipas gazetares Joci, kishin ardhur që të shkaktojnë një konflikt të ri.
Ndryshe,protesta e fundit është përshëndetur nga një numër i madh i komentuesve në rrjetet sociale, pasi të gjithë qytetarët dhe liderët politikë duhet të kontribojnë për një bashkëjetesë mes maqedonasve dhe shqiptarëve dhe assesi të vendosen simbole fetare për të krijuar tensione të reja, – shkruan “hurnal”.
Vendosja e Kryqit është një provokim politik i cili është vendosur në një situatë të brisht ku Maqedonia ballafaqohet në një krizë të thellë politike, menjëher pas publikimit të aferës së përgjimeve ku funksionarët e lartë të shtetit janë të përfshirë në veprimtari të paligjëshme.

Artikulli paraprakDyqani pa shitës në Suedi
Artikulli vijuesFRODEM: VMRO-BDI-ja – natën piromane, ditën zjarrfikëse