Sportradar: Futbolli shqiptar më i korruptuari në botë

0
299

Futbolli shqiptar është më i korruptuari në botë. Me këtë përfundim del “Sportradar”, shoqëria eksperte për monitorimin e kuotave të basteve. 

 

Sipas studimit të kryer prej tyre pas Shqipërisë tre vendet e para plotësohen me Italinë dhe Moldavinë.

 

Sipas investigimit të “Sportradar” të kryer nga ana e 400 bookmakersave ndërkombëtarë, vendi ynë ka futbollin më të korruptuar në botë, me një total prej 97 raporteve për trukim të ndeshjeve.

 

 

Pas Shqipërisë renditet Italia e cila bëhet e ditur se ka rreth 70 ndeshje të Serie A, Serie B dhe Lega Pro, për të cilat dyshohet se rezultati i tyre ka qenë i paracaktuar. Ndërkohë fill pas Shqipërisë dhe Italisë renditet Moldavia me 66 ndeshje të trukuara.

 

Në listën me 10 vendet me futbollin më të korruptuar renditen Estonia (46 ndeshje), Greqia (45 ndeshje), Rusia (42 ndeshje), Maqedonia (37 ndeshje), Bullgaria (35 ndeshje) ndërsa listën e mbyllin Letonia dhe Lituania me nga 31 takime të manipuluara.

 

Sipas investigimit në vendin e fundit renditet Belgjika e cila pasur dyshime për vetëm 1 ndeshje të trukuar, ndërsa para saj gjenden Holanda dhe Franca me nga 2 ndeshje.

Në investigimin e Sportradar janë marrë 142 472 ndeshje në total në 596 kampionate dhe turne të ndryshëm. 

 

Në totalin e këtyre ndeshjeve sipas raportit mësohet se, janë 798 ndeshje rezultati i të cilave ka qenë i paracaktuar, ose vetëm 0.56% të totalit të ndeshjeve. /albeu.com/