Reparti i Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare i kanë rekomanduar pacientës Sabile Krasniqi, e cila gjatë natës së mbrëmshme , ta shkruaj një letër, duke mohuar se stafit të QKU-së iu ka rënë fëmija i porsalindur nga dora.
Po kjo nuk është e gjitha. Sabile Krasniqi ka lindur në korridor në Klinikës së Gjinekologjisë.
Kjo është konfirmuar nga lohona Sabile Krasniqi.
Mirëpo në këtë letër të shkruar dhe nënshkruar një pacientja që e kishte lindur fëmijën Sabile Krasniqi, tregohet se çfarë gjuhe prej rrugaçi përdoret nga stafi i Klinikës së Gjinekologjië në QKU .
“Qa po ec si e killaft”, shkruan Krsniqi në letrën e saj duke shpjeguar mënyrës e sjelljes nga stafi i Klinikës së Gjinekologjisë.
Në këtë letër që është detyruar ta shkruaj nga menaxhmenti i Klinikës së Gjinekologjisë ajo nuk ka arritur ta sqaroj incidentin e ndodhur, duke thënë se “fëmija i ka ra në saballuk”.
Pas kësaj QKUK e ka lëshuar një deklaratë, me të cilin është munduar të fshehë këtë skandal.kohaislame