Janë arrestuar më së paku katër persona, përfshirë pjesëtarin e lartë të organizatës Huseyin K, thotë policia, e cila njofton se ka konfiskuar armë dhe municione
STAMBOLL (AA) – Policia e Stambollit njoftoi mëngjesin e sotëm se gjatë bastisjeve të fundit ka arrestuar katër pjesëtarë të dyshuar të grupit terrorist DHKP-C, raporton Anadolu Agency (AA).
Departamenti për anti-terrorizëm i Drejtorisë së Policisë të Stambollit kreu disa bastisje pasi kishte marrë një njoftim se një pjesëtar i lartë i organizatës po planifikon të kryej sulme në metropolin turk.
Janë arrestuar më së paku katër persona, përfshirë pjesëtarin e lartë të organizatës Huseyin K, thotë policia, e cila njofton se ka konfiskuar armë dhe municione.