Stambolli mirëpret samitin e 3-të të OBI

Nesër në Stamboll fillon Samiti i 13-të i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik që këtë vit organizohet me temë “Tensionimi Iran-Arabia Saudite, terrori dhe islamofobia”.

Nesër në Stamboll fillon Samiti i 13-të i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik që këtë vit organizohet me temë “Tensionimi Iran-Arabia Saudite, terrori dhe islamofobia”.

Sekretari i Përgjithshëm i kësaj organizate, Iyad Emin Medeni, bëri të ditur se ky samit do të jetë shumë i ndryshëm.

Në mesin e përfaqësuesve të 56 vendeve anëtare pjesëmarrëse në samit ndodhen edhe krerët e shteteve dhe qeverive të 33 vendeve.

Pritet që në samit të diskutohet në lidhje me çështjet si lufta civile në Siri, problemi i refugjatëve, rritja e islamofobisë në Evropë dhe radikalizmi në rritje në vendet myslimane.

Kryesimin e radhës të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, që është organizata e dytë më e madhe pas Kombeve të Bashkuara, e mori përsipër Turqia në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave të vendeve anëtare të mbajtur në Stamboll.

Sekretari i Përgjithshëm i organizatës, Iyad Emin Medeni, i cili mbajti një konferencë për shtyp pas mbledhjes që zgjati tërë ditën, ka thënë se samiti i Stambollit do të jetë samiti me pjesëmarrje më të madhe, ndërsa shtoi se “Samiti do të jetë shumë më ndryshe”.

Në mesin e planveprimit të përbërë prej 107 pikave dalin në pah çështjet e zgjidhjes së problemit të Palestinës dhe Jerusalemit, lufta kundër skamjes, lufta kundër terrorit dhe radikalizmit, investimet dhe financimet me qëllim të vendosjes së paqes dhe sigurisë, zhvillimi i shkencës dhe teknologjisë.

Ndërkohë u formuan edhe grupet e kontaktit për shtimin e aktivitetit të organizatës, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes vendeve anëtare dhe për zgjidhjen e problemit të Karabakut Malor.

Përfaqësimi i Libisë në këtë konferencë u mirëprit nga të gjithë anëtarët e organizatë.

Ndërkaq edhe Arabia Saudite dhe Irani, të cilët kanë jetuar tensionime në marrëdhëniet mes tyre, përfaqësohen në nivel të lartë në këtë samit.

Në samit do të marrin pjesë Mbreti Selman i Arabisë Saudite dhe Presidenti i Iranit, Hasan Ruhanni.

Ardhja e liderëve të Arabisë Saudite dhe Iranit në samitin e Stambollit e bën samitin më të rëndësishëm.

Marrëdhëniet mes dy vendeve të tensionuara pas daljes në fron të Mbretit Selman vitin e kaluar, janë shkëputur plotësisht me luftën civile në Jemen.

Ndërkohë që Irani në mënyrë indirekte përkrahë militantët Huthi në Jemen, Arabia Saudite është përfshirë drejtpërdrejt në luftë.

Iniciativa e Arabisë Saudite për të formuar ushtrinë islame me pjesëmarrje të 34 shteteve pjesë e së cilës është edhe Turqia, përshkallëzoi edhe më shumë tensionimin mes Iranit dhe Arabisë Saudite.

Ndërkaq në Stamboll janë shtuar edhe masat e sigurisë me rastin e samitit.

Policia e Stambollit masat e sigurisë në vijën Besiktas-Taksim-Sisli që ndodhet në Luginën e Kongreseve, i ngriti në nivelin më të lartë.

Artikulli paraprakStadiumi i ri i Besiktasit me ekrane në ulëse (Foto)
Artikulli vijues“Thellimi i bashkëpunimit mes Turqisë dhe Arabisë Saudite, një mundësi rajonale dhe globale”