Një muaj paraburgim për Ukë Rugovën

Gjyqtarja Anna Adamska Galan ka marr vendim për masën e paraburgimit prej një muaj për Ukë Rugovën, Izet Beqirin dhe Florian Petanit.

Sipas gjykates, Qefser Baholli është liruar, ndërsa Fitim Beqirit, Visar Beqirit, , Edison Idrizajt, Azad Beqirajt dhe Hamza Beqirit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Ndryshe, seanca ka filluar në orën 13:00, ndërsa dhjetë të arrestuarit në këtë rast janë: Ukë Rugova, Izet Beqirit, Qefser Baholli, Fitim Beqirit, Visar Beqirit, Florjan Petanit, Edison Idrizajt, Azad Beqirajt, Hamza Beqirit.
Tomë Gashi, avokat i Izet Beqirit ka thënë se vendimi është pjesërisht i dhënë prej gjyqtares, ngase kemi vetëm diapozitivin ndërsa vendimin e shkruar e pret nesër. Ai më tej tha se do anëkohet lidhur me caktimin e paraburgimit për klientin e tij.
“Unë mund të them vetëm për klientin tim se sigurisht se do të ankohemi, por besoj se edhe mbrojtja e Ukë Rugovës do ta bëjë të njëjtën gjë”, tha ai.
Gashi më herët deklaroi se prokurori ka vetëm aspektin teorik.

“Mendojmë se deri më tani prokurori ka vetëm aspekt teorik. Ne nuk mund të themi se e ka kërkesën të pa bazuar, por deri më tani nuk ka dëshmua diçka konkrete”, ishte reagimi i Gashit pas mbarimit të dëgjimit. /Ind/kohaislame

Artikulli paraprak“Stuhia vazhdon”: Pritet arrestimi i Adem Grabovcit dhe Shaip Mujës?
Artikulli vijuesAvokatët mbrojtës dyshime të reja për “Monstra”