Shefi i diplomacisë gjermane, Frank-Walter Steinmeier tha se është legjitime që qeveria turke intensivisht të hetojë tentativën për grusht shteti të organizatës terroriste të FETO-s, raporton Anadolu Agency (AA).
Steinmeir gjatë fjalimit në Sesionit vjeshtor të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg (APKE) tha se të gjithë janë të tmerruar dhe të tronditur nga tentativa për grusht shteti në Turqi.
“Tentativa për grusht shteti në Turqi të gjithë neve na ka tmerruar dhe tronditur. Për fat të mirë u shtyp shpejtë. Është e drejtë legjitime e Turqisë të hetojë intensivisht këtë tentativë”, tha Steinmeier duke shtuar se është me rëndësi që hetimet të bëhen në korniza të parimeve të shtetit juridik.
Ai tha se menjëherë pas tentativës për grusht shteti Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland ishte funksionari i parë i lartë që ka vizituar Turqinë dhe i cili i ka propozuar bashkëpunim Turqisë.