SIRI – PËRLESHJET I AFROHEN DAMASKUT

Burimet opozitare bëjnë të ditur se Damasku po bëhet skenë e përleshjeve më të ashpra me armë që nga fillimi i revolucionit kundër Beshar Esedit e këtej.

 

Nga Siria vazhdojnë të vijnë lajme për përleshje me armë.

 

Njoftohet se luftimet në terren janë intensifikuar në veçanti në lagjet periferike të kryeqytetit të vendit, Damask.

 

Burimet opozitare bëjnë të ditur se Damasku po bëhet skenë e përleshjeve më të ashpra me armë që nga fillimi i revolucionit kundër Beshar Esedit e këtej.

 

Përleshjet zhvillohen vetëm 9 km larg nga qendra e kryeqytetit sirian.

 

Opozitarët iu kundërpërgjigjën ashpër sulmit që repartet e blinduara të ushtrisë së rregullt të Sirisë organizuan në qytezën Barzeh të varur nga kryeqyteti.

 

Sipas lajmeve që vijnë opozitarët kanë asgjësuar edhe një tank tjetër të ushtrisë siriane.

 

Nga ana tjetër Nasir El Kidva, ndihmësi i Përfaqësuesit të Special të përbashkët të OKB-së dhe Ligës Arabe për Sirinë, Kofi Anan, dhe ndihmësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Operacionet Paqeruajtëse, Hervei Ladsu (Herve Ladsous) do të informojnë Këshillin e Sigurimit mbi zhvillimet e fundit në Siri./trt/kohaislame


Artikulli paraprakBraktis Egjiptin ish kandidati për president
Artikulli vijuesErdogan: Do përgjigjemi ushtarakisht ndaj shkeljeve të Sirisë