Vjedhja në papat – fillon gjykimi i teknikut të kompjuterëve

Sot në Vatikan nis gjykimi i një tekniku kompjuterësh, i cili akuzohet se ka ndihmuar vjedhjen e dokumenteve të papatit.

Claudio Sciarpelletti dyshohet se ka ndihmuar ish-shërbëtorin e Papa Benedictit XVI, Paolo Gabriele, i cili është dënuar muajin e kaluar për vjedhjen e dokumenteve.

Sciarpelletti ka mophuar keqbërjet.

Në mesin e atyre që pritet të dëshmojnë në Tribunalin e Vatikanit janë truproja kryesore e Papës, një komandant i gardës zvicerane dhe një zyrtar i sigurisë së Vatikanit./BS/kohaislame

 

Artikulli paraprakInstitucionet nuk dinë mirë shqip
Artikulli vijuesBisedime të ethshme për Sirinë