Studentët protestojnë sot para rektoratit

Studentët pritet të protestojnë sot para rektoratit të Universitetit të Prishtinës, për siç thonë, padrejtësitë që po bëhen me kandidatët për doktoraturë.

Sipas një njoftimi dërguar medieve, thuhet se qëllimi i protestës është shfaqja e pakënaqësisë së disa studentëve – kandidatë për doktoratë, të cilët “kemi ngelur jashtë listave të kandidatëve të pranuar”.
Kjo thuhet se është krijuar si pasojë e e vendimit të “jashtëligjshëm të Senatit të UP-se me numër 2/988”.
“Kërkesa jonë e vetme është shfuqizimi i këtij vendimi dhe rikthimi në lista dhe në studime ashtu si kemi qenë të ranguar para këtij vendimi të Senatit të UP-së”, thuhet në një komunikatë që u lëshua në emër të këtyre studentëve.
Protesta është paralajmëruar për orën 11:30./rel/kohaislame

Artikulli paraprakLorik Cana duke pikturuar fjalën “Allahu”
Artikulli vijuesRusët hapin qendër për të drejtat e njeriut në Kosovë