Studenti indian ka mësuar Kuranin nëpërmjet alfabetit Braille

Edhe pse ka humbur shikimin, studenti indian Taha Mahbub e ka mësuar komplet Kuranin nëpërmjet alfabetit Brailli. Ai ka mësuar në shkollën e mësimit të Kuranit përmendsh në Universitetin e qytetit indian Kiral.

Pasi që në ramazanin e kaluar kishte mësuar Kuranin, tani drita e Librit të Zotit mbush zemrën e tij.

Ky djalosh ka mundësi të tregoj se ku gjendet çdo ajet që i lexohet, edhe atë duke treguar në cilën faqe dhe në cilën sure ndodhte ajeti në fjalë.

Ky djalosh i cili është i verbër Kuranin e ka mësuar për tre vite nëpërmjet alfabetit Brailli por edhe duke dëgjuar nga lexues tjerë.
Mahbub para komisionit të Universiteti ku bënte pjesë edhe shejh Ibrahim Halil El-Buhari, me 24 Sha’ban të vitit të kaluar dha provimin e hifzit duke thënë: “Ky është momenti më i lumtur në jetën time.

Burimi: Islambosna.ba

Përktheu: Islampress.info

Artikulli paraprakYlli i vetëm që nuk shkelet në shtegun e të famshmëve në Hollywood
Artikulli vijuesIndonezi, fëmijët sigurojnë kafshatën e gojës duke nxjerrë plehra nga lumenjtë