Qeveria ia falë borxhet kosovarëve deri në vitin 2008

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marr vendim për faljen e borxheve të qytetarëve ndaj shtetit dhe ndërmarrjeve publike nga periudha e pasluftës deri me 31.12.2008.

Gazeta Fjala mëson se vlera e përgjithshme e borxheve që do të falen sillet rreth 200 milion euro. Këtu do të hyjnë të gjitha borxhet e pa paguara të qytetarëve për energji elektrike, ujë, mbeturina, tatimi në pronë dhe obligime tjera ndaj shtetit.

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa në mbledhjen e qeverisë ka deklaruar se do të formoj komisionin që do të trajtoj këtë çështje. Kjo sipas tij po bëhet për përmirësimin e mirëqenies së gjithëmbarshme.

Artikulli paraprakStudim: Si ndikojnë emocionet e caktuara në trupin tonë
Artikulli vijuesHistoriani Dülffer: "Ndarja e Evropës nuk është kapërcyer ende"