Studimi: 44 për qind e fëmijëve shqiptarë shohin materiale porno çdo ditë

44 për qind e fëmijëve e përdorin aksesin në internet për të parë materiale pornografike, kryesisht nëpër internet kafe, por edhe nga kompjuteri që mund të kenë në dhomën e tyre.

Ky eshte perfundimi i një studim te realizuar nga ‘World Vision’, në të cilin u përfshinë 900 fëmijë të moshës nga 13-18 vjeç në disa qytete te vendit, nderkohe qe nga te dhenat e mbledhura rezulton se pothuajse gjysma e tyre janë kontaktuar on-line nga njerëz të panjohur, kryesisht shtetas të huaj.

Sipas ‘World Vision’, nisur nga nje situate e tille shqetesuese, qeveria duhet të marrë masa përmes instalimit në kompjuterët që përdorin fëmijët, të një pakete sigurie e cila i ndalon ata te hapin faqe me materiale te papërshtatshme për moshën e tyre, – transmeton Gazeta Shqip 12 shkurt 2014.

Ketu mund ta gjeni një artikull Si të bllokoni Ueb faqet pornografike në kompjuterin tuaj?

Gjithashtu mund ta lexoni Si ma shkatërroi djalin 11 vjeçar pornografia në internet/kohaislame.com

 

Artikulli paraprakSanksionet: Fushata kundër Izraelit po fuqizohet
Artikulli vijuesArdian Thaçi vret babain e tij për borxhet e drogës