Kokaina e ndryshon thelbësisht trurin, qoftë edhe një dozë e vetme shkakton dëm. Ky është një paralajmërim i ri i shkencëtarëve.
Këto ndryshime dobësojnë vetëkontrollin dhe e bëjnë trurin më të predispozuar për tu shpërqëndruar.
Universiteti i Anglisë Lindore zhvilloi një kërkim të drejtuar nga Peter McCormick i cili thotë se studimi i hollësishëm zbuloi që një dozë e vetme kokaine mund ta ndryshojë plotësisht anatominë e trurit dhe nxisë një normë të lartë stresi.
Sipas studiuesve, kokaina shkakton një çarje midis dy proteinave kryesore të trurit, duke ndërprerë komunikimin midis tyre.
Kjo çarje në komunikim e bën më të vështirë për trurin ta përballojë stresin dhe rrit shansin që një përdorues të gjejë ngushëllim te kokaina.
Doktor McCormick thotë se grupi i tij ka identifikuar një mekanizëm potencial për mbrojtje kundër kësaj çarjeje. Por kjo nuk e ul rrezikun e përdorimit të kokainës.
Mendohet se diçka e ngjashme ndodh edhe nga përdorimi i tepruar i alkolit./ Shqiptarja