Stuhi e fuqishme dëbore, në SHBA anulohen 1000 fluturime

Ajo shkaktoi kushte të vështira për shoferët dhe bllokoi mijëra udhëtarë në aeroporte.

Një stuhi e fuqishme dëbore u zhvendos dje në pjesën verilindore të Shteteve të Bashkuara, duke shkaktuar kushte të vështira për shoferët dhe duke bllokuar mijëra udhëtarë në aeroporte.

Stuhia shkaktoi erëra të fuqishme, borë dhe ngrica nga shteti i Nju Jorkut në atë të Meinit. Në disa shtete, përfshirë Pensilvaninë dhe Masaçusets, dëbora arriti trashësinë 30 centimetra, duke i bërë autoritetet t’u bëjnë thirrje banorëve që të mos dalin nga shtëpitë.

Rreth 1000 fluturime u anulluan dje./voa

Artikulli paraprakEkzekutivi prin në shkeljen e të drejtave të njeriut
Artikulli vijuesSHBA: Bie ndjeshëm besimi i konsumatorëve