Stuhia e borës në SHBA, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në pesë shtete federale

Për shkak të motit të keq dhe stuhisë e cila goditi pjesën verilindore të Shteteve të Bashkuara, në pesë shtete federale është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, ndërsa është vështirësuar edhe trafiku rrugor në shumicën e rrugëve , raporton Anadolu Agency (AA).

 

Për shkak të stuhisë, gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në New York, New Jersey, Connecticut, Rhode Island i Massachusetts. Përveç këtyre shteteve federale, në shumë pjesë të rajonit verilindor stuhia e borës ka vështirësuar trafikun ajror, rrugor, detar si dhe  atë hekurudhor. Në disa pjesë të vendit era ka arritur shpejtësinë deri 100 kilometra në orë, ndërsa është paralajmëruar se mund të ketë ndërprerje të  energjisë elektrike. 

 

Në vendet të goditura nga stuhia e borës të hënën dhe të martën janë mbyllur shkollat. Gjithashtu, në dy ditë të fundit janë anuluar 7.700 fluturime. Aeroporti Logan në Boston dhe T.F.Green në Povidencë për shkak të reshjeve të borës janë mbyllur. 

 

Raftet në supermarkete dhe dyqanet tregtare në Shtetet e Bashkuara janë pothuajse të zbrazëta, ndërsa amerikanët gjatë ditëve të fundit më së shumti kanë blerë doreza, çorape, letër higjienike, ujë dhe bukë. Në shumë vende në verilindje të SHBA-së udhëtimi është ndaluar, ndërsa zyrtarët u bëjnë thirrje banorëve që mos të dalin jashtë përveç në raste emergjente. 

 

– Anulohen të gjitha programet në selinë e OKB-së

 

Nga Instituti Meteorologjik paralajmërojnë se mbulesa e borës në New York mund të arrijë nga 45 deri 60 centimetra, ndërsa në disa pjesë të Long Island dhe Connecticut edhe deri 90 centimetra. Prefekti i Bostonit, Martin Walsh ka njoftuar se është ndërprerë mësimi në shkollat për dy ditë dhe u bëri thirrje qytetarëve të mos dalin nga shtëpitë.

 

Paralelisht, për shkak të reshjeve të paralajmëruar të botës edhe në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York janë ndërmarrë masat paraprake dhe janë anuluar të gjitha programet e planifikuara për orët e ardhshme. Është anuluar edhe konferenca për shtyp të cilën në Këshillin për politikë të jashtme (CFR) duhej të mbante shefi i CIA-së John Brennan. 

 

 

Artikulli paraprakFidel Castro: Nuk i besoj politikës amerikane
Artikulli vijuesTurqi, "përgjimet e paligjshme", arrestohen të paktën 15 persona