SUDAN – TË PAKTËN 13 USHTARË TË VDEKUR PAS NJË AKSIDENTI AJROR

Rreth 13 anëtarë të ushtrisë sudaneze humbën jetën dhe nëntë të tjerë u plagosën pas rrëzimit të avionit të tyre pranë Khartumit, njoftoi media zyrtare duke cituar ushtrinë.

“Rreth 13 ushtarë u vranë dhe nëntë të tjerë u plagosën pas rrëzimit të avionit të tyre”, theksoi zëdhënësi i ushtrisë, Sawarmi Khaled Saad, cituar nga agjencia zyrtare e lajmeve Suna.

”Të plagosurit u dërguan menjëherë në spital”, sipas të njëjtit burim.

Artikulli paraprakNikolliq propozon Daçiqin për kryenegociator
Artikulli vijuesFOL: Zyrtarët e korruptuar të prokurimit, vartës të partive politike