Adobe përditëson programet Premiere dhe Photoshop

Photoshop Elements dhe Premiere Elements të Adobe do të përditësohen gjatë ditës së martë.

Për Premiere Elements, ndërmarrja mbledh një ndërfaqe të re dhe një ngarkim të efekteve dhe kalimeve. Premiere është programi i vetëm për editimin e videove, i cili funksionon edhe për Windows edhe për Macintosh (duke e bërë alternativën e vetme madhore ndaj iMovie-t pa pagesë apo Final Cut Pro prej 299 dollarë për përdoruesit e Apple). Premiere Elements 11 nuk është dorëzuar për DVD-të, teksa Apple e ka bërë këtë gjë vitin e kaluar.

Derisa Apple ndali programet e veta iDVD dhe DVD Studio Pro, duke e bërë gati të pamundur realizimin e një DVD shtëpiake me një menu të bukur në ekran. Adobe ende e ofron këtë veçori. Ai gjithashtu vendos disa opsione të reja në menu.

Premiere Elements i ri shitet për 99 dollarë ose 79 dollarë kushton përditësimi. Ndërkohë, Premiere Pro me të gjitha veçoritë shitet për 600 dollarë. Softueri është në dispozicion për shkarkim përgjatë faqes adobe.com dhe do të shkojë tek shitësit me pakicë më vonë gjatë këtij muaji.

Adobe është po ashtu duke lëshuar një përditësim edhe për programin e edititimit të fotografive, Photoshop Elements. Veçoria e re kryesore është për etiketimin gjeografik që ju tregon juve, gjatë një kërkimi, se si të gjeni fotografinë tuaj, ta zëmë nga San Françisko, Zelanda e Re etj.

Photoshopi i plotë shitet për 999 dollarë, ndërsa shumica e veçorive për përpunimin e fotografive përfshihen në Elements. Adobe shet në një pako të dy programet për 149 dollarë, ose 119.99 dollarë për përditësim. (PC World Albanian)/kohaislame

Artikulli paraprakTetë ushqimet për formë gjatë vjeshtës
Artikulli vijuesSudani i jugut dhe Turqia heqin vizat për pasaportat diplomatike