Sudani i Jugut: Mbyten më shumë se 200 civilë të arratisur nga luftimet

1 Min Read

Më shumë se 200 civilë të Sudanit të Jugut, të cilët po largoheshin nga luftimet që kanë prekur vendin, humbën jetën sot në mëngjes pasi u përmbys anija e mbingarkuar me pasagjerë, bëhet me dije nga burime ushtarake.

“Deri tani numri i personave të mbytur lëviz mes 200 dhe 300 civilë, madje ka shumë gra dhe fëmijë”, deklaron zëdhënësi i ushtrisë sudanezojugore, Koloneli Philip Aguer.

Ata po largoheshin nga luftimet në zonën e Malakalit, kryeqyteti i provincës së Nilit të Sipërm në Sudanin Jugor.

/trt/kohaislame

 

Share This Article