Sudani Jugor fillon me prodhimin e naftës

Sudani Jugor ka rifilluar prodhimin e naftës, duke i dhënë fund një grindjeje 15-mujore, pas mbarimit të luftës civile me Sudanin.

Në këtë mënyrë, vendi ka shënuar një përparim të madh në marrëdhëniet mes dy shteteve pas përleshjeve të përgjakshme kufitare vitin e kaluar.
Sudani dhe Sudani I Jugut kanë pasur përleshje të përgjakshme gjatë prillit dhe marsit të vitit të kaluar, të cilat ishin kryesisht mosmarrëveshje mbi naftën e tyre.
“Nafta tashmë po qarkullon,” tha Stephen Dhieu Dau, Ministri për Naftë I Sudanit Jugor.
“Kjo është një shenjë e paqes,” theksoi ai.
Sudani i Jugut ndërpreu prodhimi bruto në vitin 2011, gjë që qoi në shkurtimin e të ardhurave të saj. Në bisedimet që janë mbajtur në Addis Ababa, kryeqytetin e Etiopisë, të dy vendet vendosën përfundimisht për të lehtësuar tensionet, pas muajve të përleshjeve.
/mszh/kohaislame

Artikulli paraprakBayern Munchen kampion i Gjermanisë!
Artikulli vijuesTë tri gjykatat ndërkombëtare e refuzojnë ftesën e Jeremiqit