Suedi, 4 sulme me bomba këtë javë, nuk ka viktima

Sulmues ose një grup i panjohur kanë vendosur një bombë në një rrugë ku kryesisht banojnë studentë. Policia dyshon se bëhet fjalë për qërim hesapesh mes bandave
 
Këtë javë në qytetin suedes Malmo kanë ndodhur katër sulme me bomba, të cilat shkaktuan frikë dhe panik në mesin e popullatës lokale, të cilët kërkojnë nga policia që të gjejë autorët sa më parë, raporton Anadolu Agency (AA)
 
Sipas televizionit shtetëror suedez Sveriges Televizion (SVT), sulmi i fundit ka ndodhur herët në mëngjes në rrugën Ronnblomsgtan. Sulmues ose një grup i panjohur kanë vendosur një bombë në një rrugë ku banojnë kryesisht studentë.
 
Nuk ka të vrarë apo të plagosur, por janë shkaktuar dëme materiale, duke dëmtuar automjetet e parkuara aty. Policia rrethoi vendin e shpërthimit dhe po kryen inspektimet.
 
Në këtë zonë tani më janë shtuar masat e sigurisë dhe kanë filluar kërkimet për autorët. Dyshohet se sulmi i sotëm është i lidhur me tre të mëparshmet.
 
Shefi i Policisë në Malmo, Stephen Soderholm, beson se bëhet fjalë për larje hesapesh mes disa bandash pjestarët e të cilave janë me origjinë nga ish-Jugosllavia.
Artikulli paraprakSa është i shëndetshëm lëngu i portokallit në mëngjes
Artikulli vijuesKina dërgon në hapsirë edhe dy satelitë të tjerë