Suedi, vjedhësi i telefonit bën selfie, identifikohet pasi publikohet automatikisht në Facebook

Sipas mediave suedeze, hajduti vetë u zbulua, duke bërë selfie me telefonin e vjedhur, ndërsa fotografia ishte publikuar automatikisht në profilin e rrjetit social të pronarit të telefonit.
 
Në qytetin suedez Amali, hajduti i cili vodhi telefonin e një prifti, u zbulua pasi realizoi një selfie, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Sipas mediave suedeze, hajduti vetë u zbulua, duke bërë selfie me telefonin e vjedhur, ndërsa fotografia ishte publikuar automatikisht në profilin e rrjetit social të pronarit të telefonit.
 
Prifti i kishës në Amali, paraprakisht, një grupi, pjesë e të cilit ishte edhe hajduti 21-vjeçar, u ofroi ushqim. Pasi ushqimit, thjesht u zhduk telefoni i priftit.
 
Dy ditë më vonë personi që vodhi telefonin bëri selfie, i cili është publikuar automatikisht në profilin e Facebook-ut të priftit.
 
I dyshuari, i cili u kap shpejt, u deklarua fajtor.
Artikulli paraprakMursi dënohet me vdekje
Artikulli vijuesShqipëri: Vëllai vret vëllanë