Sulm ajror i ushtrisë izraelite ndaj civilëve palestinez

0
165

Një avion zbulues izraelit goditi civilët palestineze.

Një avion zbulues i armatosur me raketa i ushtrisë izraelite goditi me raketë një motoçikletë në qytetin Refah në jug të Rripit të Gazës me çrast humbi jetën një person ndërsa janë plagosur 10 persona në mesin e të cilëve 6 fëmijë dhe një foshnje.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së qeverisë palestineze në Gazë, Eshref el-Kudre në deklaratën e bërë tha se të plagosurit janë dërguar në spital për kurim në mesin e të cilëve dy persona janë në gjendje të rëndë.

Edhe gazeta izraelite “Haaretz” njoftoj se një zyrtarë ushtarak izraelit konfirmoj se ushtria izraelite ka goditur një objektiv në qytetin Refah në Rripin e Gazës.

Zyrtarët ushtarak pretenduan se objektivi në fjalë ishte një pjesëtarë i një organizate i cili përgatitej për të organizuar sulm ndaj ushtrisë izraelite dhe se kjo ngjarje nuk ka të bëjë me rrëzimin e avionit të telekomanduar izraelit.

Ushtria izraelite dje në jug të qytetit Halil të Bregut Perëndimor kishte rrëzuar një avion të telekomanduar me arsyetim se kishte bërë shkeljen e hapësirës ajrore të Izraelit. Zyrtarët ushtarak deklaruan se avioni kishte ardhur nga perëndimi nga ana e Detit Mesdhe dhe se nuk kishte mjete shpërthyese./trt/kohaislame