Shba, protesta kundër pushtimit të Afganistanit

Në manifestimet paqësore, që u organizuan në SHBA nga Koalicioni Kombëtar i Bashkuar Antiluftë (UNAC), u theksua se shpenzimi i triliona dollarëve për luftë, ndërkohë që amerikanët po luftojnë me krizën ekonomike, është i papranueshëm dhe u ngritën pankarta me shkrimin: “Pushtimi është krim.”

Protestuesit tërhoqën vëmendjen se Uashingtoni akuzon vazhdimisht Rusinë, Kubën dhe Kinën për shkelje të të drejtave të njeriut, por faktikisht vendi që i shkel më shumë të drejta e njeriut është vet Amerika, e cila ka bërë masakra ndaj popullit afgan.

Nga fillimi i luftimeve në vitin 2001 e këtej, në Afganistan kanë humbur jetën 2.114 ushtarë amerikanë dhe janë shpenzuar me miliarda dollarë.

Administrata e Obamës planifikon që ushtarët amerikanë t’i tërheqë nga Afganistani deri në vitin 2014./trt/kohaislame

Artikulli paraprakNesër lirohet Sami Hamiti
Artikulli vijuesSulm ajror i ushtrisë izraelite ndaj civilëve palestinez