Sulm i armatosur ndaj klientëve të një restoranti në Suedi, shënohen viktima dhe të plagosur

Hapet zjarr ndaj klientëve në një restorant në Suedi, dhe nga informacionet paraprake mësohet se në këtë ngjarje ka të vrarë dhe të plagosur, por nuk është konfirmuar numri i tyre, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Autoritetet policore kanë njoftuar se në orët e mbrëmjes në qytetin e dytë më të madh në vend në Goteborg persona të armatosur kanë hapur zjarr në një restorant mbi klientët që ndodheshin aty. Mësohet së nga ky sulm ka patur edhe viktima dhe të plagosur, por nuk është konfirmuar numri i tyre.
 
Gjithashtu është theksuar se i dyshuari apo të dyshuarit kanë përdorur armë automatike dhe se shkaku i këtij sulmi nuk dihet ende. Ekipe të shumta të policisë dhe të shëndetësisë kanë mbërritur në vendngjarje, ku gjithashtu theksohet se gjendja e disa të plagosurve është e rëndë.
Artikulli paraprakStudentët kërkojnë lirimin e çmimit të biletës
Artikulli vijuesZhvillohet protesta e radhës e Partisë Demokratike, kërkohet largimi i kreut të Kuvendit, Ilir Meta