Sulm i armatosur ndaj një autobusi në Pakistan, 41 të vrarë

Sipas të dhënave paraprake kanë humbur jetën 41 persona dhe janë plagosur afërsisht 20 të tjerë.
 
Si pasojë një sulmi të ndërmarrë ndaj një autobusi në Karaçi i cili ndodhet në jug të Pakistanit, sipas të dhënave paraprake kanë humbur jetën 41 persona dhe afërsisht 20 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Zyrtarë të policisë kanë theksuar se në rajonin Safoora të qytetit afërsisht 8 persona me 4 motoçikleta pasi kanë ndaluar autobusin fillimisht kanë vrarë shoferin dhe më pas kanë hapur zjarr ndaj udhëtarëve.
 
Sipas të dhënave paraprake kanë humbur jetën 41 persona dhe janë plagosur afërsisht 20 të tjerë. Gjithashtu theksohet se 16 nga të vrarët janë femra. Pretendohet se personat që ndodheshin në autobus i përkisnin sektit Ismaili.
 
Kryeministri i vendit, Navaz Sherif i cili ka dënuar sulmin ka kërkuar raport të detajuar nga autoritetet.
Artikulli paraprakErdogan zbret në Tiranë me 100 biznesmenë
Artikulli vijues“Diplomacia e patates”, Lavrov i jep Kerryt dhuratën akullshkrirës