Në një xhami në Kryeqytetin Berlin, ishte lënë një paketë ku ishte mbështjellë Kurani dhe një kokë derri.
Në lagjen Kreuzberg ku jetojnë shumë turq, në Xhaminë Mevlana, u la një pako ndërkohë që xhemati ishte duke kryer obligimin fetar.Policia e Berlinit bëri të ditur se janë duke hetuar në mënyrë të detajuar këtë ngjarje.
Ky nuk është sulmi i parë ndaj kësaj xhamie. Xhamisë Mevlana, në gusht të vitit 2014 i ishte vënë zjarri.